Miriam Cani po rikthehet pas një periudhe mungese në projektet muzikore.
Këngëtarja shqiptare dy vitet e fundit i është përkushtuar më tepër vajzës, Amelit.
Por, tash me rritjen e vogëlushit duket se ka ardhur koha që Cani t’i kthehet skenës muzikore.
Ajo ka filluar edhe të punojë në këngën e re të titulluar “Meteor”, i cili pritet të publikohet më 15 nëntor të këtij viti.
Me videon e këngës po merret bashkëshortja e të parit të Tiranë, Erion Veliajt, regjisorja Ajola Xoxa.
Ndryshe, ajo tash e dhjetë vjet është në romancë me këngëtarin shqiptar, Alban Skënderajt.
Theksojmë se ky nuk do të jetë projekti i fundit i këngëtares pasi që ajo ka paralajmëruar për një rikthim të fuqishëm. /Telegrafi/