Telegrafi

Mirësjellja dhe fjala e mirë shpërblehen: Bakshishi, 1350 herë më i madh se porosia! (Foto)

Kasey Simmonsit i pëlqen t’i bëjë njerëzit të buzëqeshin. Por, të martën, ky kamerier 32-vjeçar, u bë të shndris nga dikush në fytyrë: një klient në restorantin Applebee, në zonën e Dallasit ku ai punon, i la atij një bakshish të paharrueshëm

“Ata kërkuan gjënë më të lirë në meny”, tha Simmons. “Ujë me gaz”, shkruan CNN.

Fatura totale ishte 0.37 dollarë, ndërkaq bakshishi ishte 500 dollarë (1350 herë më i madh se porosia), transmeton KosovaPress.

Një porosi e lënë në pecetë shpjegoi arsyen.

“Në një nga ditët më dëshpëruara të vitit ia keni bërë ditën të mrekullueshme nënës sime”, thuhet në shënim. “I keni thënë asaj se ajo është një grua shumë e bukur. Unë nuk e kam parë këtë grua të buzëqesh qyshkur babai vdiq”.