Telegrafi

Mirësia është e përcaktuar me gjene

Hulumtimi është publikuar në revistën Psychological Science. Shkencëtarët kanë marrë mostra të pështymës nga 711 pjesëmarës të hulumtimit për të parë nëse kanë receptorë që prodhojnë gjene për oksitocinë dhe vazopresinë.

Ky nuk është hulumtimi i parë që ka gjetur komponentin gjenetik i cili është i lidhur me qëndrimin dhe sjelljen e virtytshme. Në vitin e kaluar shkencëtarët nga Universiteti në Edinburgh kanë publikuar rezultatet e hulumtimit i cili tregon që joegoizmi, veçanërisht për femrat është i përcaktuar gjen etikisht.

“Ne nuk themi që kemi gjetur gjenin për dashuri, por që kemi gjetur gjenin i cili jep kontribut”, ka shtuar prof. Poulin.
Kështu, nëse disa njerëz rreth jush ju duken zemërgjerë, të hapur dhe të interesuar për të ndihmuar, në pyetje mund të jetë gjeni me të cilin kanë lindur. /Telegrafi/