Telegrafi

Mirësevini në Qendrën Diagnostike Laboratorike: Prolab

 

Tek ne bëhen të gjitha llojet e analizave biokimike, hematologjike dhe testet specifike, ngase jemi në partneritet me laboratoret e mirënjohura si: Cerba – Paris dhe Burc Genetics – Stamboll.

Linjat e furnizimit i kemi tërësisht perëndimore: SHBA, Francë, Itali, Gjermani, Japoni etj. Gjithashtu, vlen të thuhet që për kompanitë Instrumentation Laboratory, Tosoh, Horiba ABX, Diesse, Alere etj, me të cilat laboratori jonë është i pajisur, ka mbi 2000 publikime shkencore – të gjitha këto dhe akoma më shumë, reflektojnë kualitetin që gjendet në Prolab.

 

Punojmë dhe sjellim protokollet standarde në fushën e diagnostikimit laboratorik brenda gjithë fushave të shëndetësisë. Rezultate të shpejta e të sakta, të kontrolluara nga biokimisti brenda laboratorit, gjithashtu konsultime me biokimistët, gjenetikët – biologët molekular në Cerba-Paris, Burc Genetics- Stamboll, etj.

 

Poashtu, përcaktojmë testet në gjak të barnave, drogave, toksineve

Vlen të përmendet edhe mundësia e parandalimit të sindromës Down dhe çrregullimet e tjera kromozomale më të shpeshta me pak ml gjak dhe pa metoda invazive – specificitet prej 99%, pa u dëmtuar nëna dhe posaqërisht foshnja nga rreziku i amniocenezës. Për këtë, jemi të parët në rajon që kemi sjellë Panorama testin, i cili aplikohet në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe diagnostikon sindromën Down, por edhe çrregullimet më të shpeshta kromozomike – aneuploiditë dhe më konkretisht trisomitë: 13,18,21 etj, me saktësi prej 99%. Nërast se testi rezulton pozitiv, mundësojmë analizën e lëngut amniotik falas që të konfirmohet aneuploidia në fjalë. E tëra kjo bëhet pa metoda invazive (apo të dëmshme); mjafton që pacientja të vijë të jap gjakun në Prolab.

Këshillim i saktë dhe profesional i pacientit para marrjes së mostrës: çfarë duhet të mos ushqehet pacienti nëse është me terapi, aktiviteti apo mosaktiviteti fizik, pushimi, pozicioni gjatë dhënies së mostrës etj.

 

 

Ofrojmë komentimin nga biokimisti dhe këshillime për pacientë, rekomandime nga shkencëtarët e Cerba Paris dhe Burç Genetcs në testet dhe analizat që duhen bërë për ekzaminim dhe diagnozë diferenciale si ndihmesë për mjekun klinicist dhe pacientin.

Për fëmijët, pa i traumatizuar dhe me mikrometoda, bëjmë marrjen e gjakut kapilar (nga gishti) duke i realizuar kuantitativisht disa lloje të analizave : CRP, ASTO, hemogrami, SE etj.

Jemi laboratori i vetëm në vend që kemi partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë, gjithashtu kemi partneritet me kompani të sigurimeve shëndetësore: Sigal, Sigma, etj.Diagnostikojmë në mënyrë laboratorike gjithë sëmundjet infektive; bëjmë përcaktimin e gjenotipeve të hepatiteve B, C, E me rëndësi vitale në diagnostikim dhe qasje në terapi e trajtim të pacientit.

 

 Bëjmë këshillim dhe konsultim (falas) të pacientit kur ai ka interesim të bëjë çfarëdolloj analize nga mjeku ynë në laborator.
Së shpejti do të aplikojmë pakot me oferta atraktive për disa kategori të shoqërisë sonë, këtu apo në diasporë.

Bëjmë të gjitha llojet e analizave për planifikim familjar dhe infertilitet. Këshilla profesioniste për datën dhe ditën kur duhet bërë statusi hormonal; përcaktojmë hormonet mashkullore dhe spermogramin. Gjithashtu bëjmë analizat dhe testet e sëmundjeve infektive para planifikimit të shtatzënisë, në mënyrë që të parandalohen abortet.

 

 

Parandalojmë kancerin e gjirit duke përcaktuar testet gjenetike, kancerin e prostatës, kancerin e mitrës, lukthit dhe të gjitha llojet e kancereve – sipas protokolleve standard.

Ndihmojmë në parandalimin esëmundjeve kardiovaskulare duke bërë të gjitha analizat hematologjike, biokimike, testet e protokolluara për trombozat e venave të thella dhe trombofilitë, etj.
Për të thjeshtësuar procedurat dhe kursyer kohën e pacientit, rezultatet me përshkrimin e mjekut mund t’ua dërgojmë edhe në email.

Tek pacientet e palëvizshëm, ekipi ynë mund të shkojë dhe të merr mostrën në vendbanimin e tyre, pa ndonjë kosto financiare, brenda Prishtinës.

Transportimi i mostrave në laboratorët e partnerëve ndërkombëtar, bëhet duke plotësuar standardet e BE-së.
Menaxhim dhe staf profesionist, me eksperiencë dhe avancim special që nga laboranti i lartë, teknologu mjekësor, e deri tek mjeku specialist biokimist, me qasje dhe përkushtim maksimal ndaj pacientit.

Risitë dhe përkushtimi ynë nuk kanë të ndalur. Pavarësisht që kemi arritur besueshmëri maksimale tek profesionistët shëndetësorë dhe pacientët, ne do sjellim akoma më shumë, çdo ditë më tepër eksperiencë perëndimore në diagnostikën laboratorike në vend.

 

 

 Klikoni këtu për më shumë informacion: www.prolab-ks.com