Telegrafi

“Mirësevini në Kosovë”, përmbledhja e bukurive të vendit në një video, mbi 100 mijë shikime në 24 orë

Foto: FitimSopjani/Instagam

Edhe pse shteti më i ri në Evropë dhe me një sipërfaqe më të vogël në krahasim me vendet e tjera, Kosova ka një natyrë të mahnitshme.

Fitim Sopjani, një fotograf dhe krijues i videove ka sjell së bashku perlat e Kosovës në një video magjepsëse.

“Mirësevini në Kosovë”, e titulloi ai videon e cila mori mijëra shpërndarje dhe mbi 100 mijë shikime brenda 24 orësh në Instagram.


Me përcjelljen e tingujve të çiftelisë dhe muzikës popullore nga Fatmir Makolli, video sjell një emocion të paparë.

Sopjani ka bërë thirrje që kjo video të shpërndahet sa më shumë, duke ndihmuar kështu në promovimin e bukurive të vendit tonë. /Telegrafi/