Të gjitha marrin kuptim kur gjeni atë që ju plotëson juve dhe lumturon familjen tuaj. Vendimi për përzgjedhjen e vendbanimit është ndër më të rëndësishmit dhe me Al Trade gjithmonë do ta gjeni të duhurin.
E para se të përzgjedhni vendin ku do të jetoni shikoni shumë detaje, sepse përveç madhësisë së banesës e numrit të dhomave, rëndësi ka edhe: lokacioni, kompleksi banesor si tërësi, ndërtimi, kushtet që ofrohen në atë kompleks banesor.
Me Al Trade nuk keni pse ta vështirësoni procesin e përzgjedhjes sepse vetëm jau lehtëson. Ndërtimi me standarde të larta, që bën ndërthurjen e elegancës dhe modernitetit, është vetëm një nga disa arsye pse duhet ta përzgjedhni si ndërmjetësuesin më të besueshëm.
Siguria dhe mirëqenia e banorëve mbeten misioni kryesor i tyre.
Ambientet për rekreacion të banorëve dhe hapësirat e dedikuara për komunitetin në kompleksin Linda dhe Linda Premium Residence do ju dhurojnë eksperiencën e plotë të jetesës së mirë.
Këndet e veçanta për fëmijë dhurojnë më shumë se vetëm lojë, ato sjellin përfitime emocionale, sociale, mendore dhe fizike.
Për vite me rradhë Al Trade ka punuar për ngritjen e standardit jetësor në vend, duke ndërtuar objekte mahnitëse për të përçuar ndjesinë e sigurisë dhe rehatisë tek secili banor.
Për më shumë informacione kontaktoni në:
Nr.tel:0800 77770
E-mail: info@altradecenter.com
Facebook: Al Trade Center