Telegrafi

Mirena: Nuk është gazetari hulumtuese publikimi i pamjeve të rastit të Astrit Deharit

Analisti, Ilir Mirena ka thënë se pamjet nga Qendra e Paraburgimit në Prizren ku ka vdekur Astrit Dehari të cilat janë publikuar në media kanë qenë mjaft dyshuese.

Sipas tij nuk konsiderohet gazetari hulumtuese ky veprim i mediave.

“Nuk është gazetari hulumtuese publikimi i pamjeve të rastit të Astrit Dehari”.

Mirena, i ftuar në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë se këto dyshime lidhur me këto pamje ai i ka adresuar edhe në institucionet përkatëse.

“Kam qenë i befasuar se pse kanë dalë kaq shpejt në opinion pamjet”.

“Kam shprehur dyshimet e mia sikur një pjesë e madhe e opinionit se si në një rast kaq të ndjeshëm një material 11 orësh të shpërndahen nëpër mediume”.

“Dyshimet e mia kanë shkuar në institucione”.

Sipas Mirenës problemi te publikimi i këtyre pamjeve është mënyra se si janë publikuar.

“Kjo madje u dëshmua nëpër rrjete sociale ku dhe janë edituar për të konfirmuar se ato shumë lehtë mund të manipulohen”.

“Nuk besoj se nuk do të kishte medium që po t’i kishte këto pamje e nuk do t’i publikonte”.

“Nuk është problem se pse janë publikuar, por mënyra se si janë publikuar”, ka thënë Mirena.