Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton kishte lënë ceremoninë e përkujtimit të 11 Shtatorit sepse ajo nuk ndihej mirë.
Pas kësaj, kishin filluar teoritë rreth gjendjes së saj shëndetësore, gjegjësisht rreth asaj se për çfarë sëmundje bëhet fjalë dhe nëse ajo do të mund të vazhdojë garën për presidente.
Por më pas ishte thënë se ajo është e diagnozuar nga pneumonia, e cila sipas stafit të kandidates Clinton nuk do ta pengojë atë për të vazhduar me aktivitetet e saj, përfshirë edhe rolin e presidentit nëse ajo zgjidhet.
Përveç teorive të ndryshme konspirative, së fundmi është publikuar edhe një gabim i bërë nga një udhëheqës emisioni në televizionin ABC7, transmeton Telegrafi.
Ai filloi transmetimin me një deklaratë befasuese.
“Mirëmbrëma”, tha Joe Torres. “Ne fillojmë me vdekjen e Hillary Clinton”.
Ndonëse Torres nuk e ka korrigjuar veten, transmetimi vazhdoi të raportonte për problemet shëndetësore të Hillaryt në ceremoninë përkujtimore të së dielës 9/11 në Nju Jork.
E ky stacion televiziv ka thënë se gabimi ishte aksidental, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Gjatë një hyrje të drejtpërdrejtë në një storje në lidhje me shëndetin e Hillary Clinton, Joe Torres pa dashje tha ‘vdekjes’, kur ai kishte për qëllim të thoshte “shëndetin'”, ka thënë një zëdhënës i ABC7. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Cj5OT4Muqfk