Veturën e prodhuar më 1997, e përdorë për nevoja ditore, por edhe kur shkon në peshkim
Dodge Viper nuk ka qenë kurrë një makinë e përshtatshme, për ta përdorur për nevoja ditore, sepse nxehej shumë brendia, nuk kishte rehati dhe lëshonte zhurmë të madhe, transmeton Telegrafi.
Por, Casey Putsch është pronari krenar i kësaj makine të prodhuar para 22 vitesh, që e mirëmban vazhdimisht dhe e përdorë gjatë tërë kohës, për të gjitha nevojat.
Zhurmën ai e ka përshtatur që të jetë më e dobët, derisa brendinë e ka modifikuar për më shumë rehati, që të shëtitet së bashku me bashkëshorten.
Ky Dodge ka kaluar 145 mijë kilometra, por kujdesi i vazhdueshëm që i bëhet, ka bërë që të ketë gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/