Telegrafi

Mirëmbajtja është e domosdoshme

Lyerjen e thonjve mund ta hiqni me thartirë limoni. Këshillë: Me anë të gjysmës së limonit, përveç lyerjes së thonjve, mund t’i zvogëloni edhe njollat në lëkurë si pasojë e pigmentimit.

Thonjve të thyeshëm u mungon lagështira. Me mbajtje për pesë minuta në vaj të nxehtë të bajames, thonjve do t’u ofroni hidrimin e nevojshëm.
Këshillë: Vajin e fërkoni edhe në bërryla.

Kremi. Nëse keni thonj shtresorë dhe që thyhen lehtë, ju këshillojmë të bleni preparatin ose kremin, i cili, krahas mirëmbajtjes së duarve, mirëmban edhe thonjtë. Kremi përdoret çdo ditë. /Telegrafi/