Ministria për Mbrojtje ka publikuar kat konkurse për mirëmbajtjen e veturave të Ministrisë. Për këtë qëllim Ministria vlerëson se do të harxhohen 8.452.434 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria do të ble pjesë rezervë për përdorimin e motorëve, pjesë të rezervuar për motorë special dhe mjete materiale për shërbim dhe mirëmbajtje të avionëve, pajisje të mirëmbajtje dhe mirëmbajtje të motorëve të veturave, si dhe pajisje për pastrimin e motorëve të automjeteve.
Me këto konkurse, veturat e armatës, pas 10 vjetëve do të kenë goma të reja sipas standardeve të NATO-s, ndërsa do të mirëmbahen edhe veturat të cilat shpesh prishen.
Ministria e shpall konkurs edhe për 14.000 komplete të uniformave ushtarake, për të cilat kap vlerën e 46.271.186 denarë. /Telegrafi/