Michael Womer tmerroi publikun e një kopshti zoologjik në Floridë të Shteteve të Bashkuara, kur iu shkëput litari dhe ra në mesin e krokodilëve të uritur.
Pamjet dramatike e tregojnë mirëmbajtësin teksa i ushqente, para se të bie në mesin e dhjetëra reptilëve, transmeton Telegrafi.
“Më pëlqen të bëj skena të frikshme me këto kafshë, por këtë as që e mendova ndonjëherë. Kurrë më parë nuk kam rënë në ujë në këtë formë”, ka thënë Womer.
Rënia i ka shkaktuar disa lëndime në trup, por jo prej kafshimit të krokodilëve, pasi arriti të dilte me shpejtësi prej ujit. /Telegrafi/