Telegrafi

Mirela Gjikokaj shënon shtatë gola dhe shpallet më e mira në ndeshje

(Foto: kosovahandball.info)

Forma e lojtareve të Kosovës po shkon duke u ngritur para ndeshjeve të rëndësishme me Ishujt Faroe.

Në Norvegji, Mirela Gjikokaj ka shkëlqyer në fundjavë. Ajo u shpall më e mira e ndeshjes në të cilin Follo HK barazoi (28-28) me Haslumin.

Gjikokaj ndeshjen e mbylli me shtatë gola të shënuar, ndërsa kishte efikasitet të lartë.

Për më tepër, ajo i kishte edhe nëntë asistime. Ka kohë që ajo shquhet edhe me asistime.

Mirela është prej lojtareve kryesore të Kosovës. Ajo me Follon luan në kategorinë e dytë norvegjeze.