Forma e lojtareve të Kosovës po shkon duke u ngritur para ndeshjeve të rëndësishme me Ishujt Faroe.
Në Norvegji, Mirela Gjikokaj ka shkëlqyer në fundjavë. Ajo u shpall më e mira e ndeshjes në të cilin Follo HK barazoi (28-28) me Haslumin.
Gjikokaj ndeshjen e mbylli me shtatë gola të shënuar, ndërsa kishte efikasitet të lartë.
Për më tepër, ajo i kishte edhe nëntë asistime. Ka kohë që ajo shquhet edhe me asistime.
Mirela është prej lojtareve kryesore të Kosovës. Ajo me Follon luan në kategorinë e dytë norvegjeze.