Telegrafi

Mirel: Shqipëria duhej të negocionte ndaras nga Maqedonia me BE-në

Ish-drejtori i përgjithshëm për zgjerim në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, në një intervistë për AIM thotë se Maqedonia duhej të ndahej nga Shqipëria për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Ai konteston edhe vendimin e Francës për shtyrjen e këtij procesi për Maqedoninë dhe Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shqipëria, për të cilën nuk është aq e frikshme që të shtyhet për një vit, ku procesi i vetingut akoma është në rrjedhë dhe nuk është problem i madh. Bëj dallim me Maqedoninë, për të cilën të ndihmohen mundësitë për referendumin, do të hapeshin bisedimet dhe më vjen keq që Franca ka marrë një pozicion të tillë. Macron thotë se duhen reforma të brendshme, por ato mund të bëhen paralelisht me bisedimet për anëtarësim”, thotë Pierre Mirel.

Ish-drejtori për zgjerim në KE është kategorik se vitin e ardhshëm vendet-anëtare nuk do ta bllokojnë datën për bisedimet me Maqedoninë.

Sipas tij, nuk përjashtohet që Maqedonia të kalojë para Serbisë kur do të fillojnë bisedimet me BE-në, por ai paralajmëron se është e rëndësishme që KE ta mbajë të ashtuquajturën “qasje e re” për bisedimet./Telegrafi/