Telegrafi

Mirel Josa flet për shortin: Nuk e mendoj Rangersin, kemi punë një herë me St Joseph’s

Prishtina do të luajë në turin paraeliminator të Ligës së Evropës, ku përballë do të ketë Joseph’s nga Gjibraltari.

Nëse arrin të kalojë, Prishtina luan ndaj Glasgow Rangers të Skocisë, megjithatë trajneri Mirel Josa, u shpreh se nuk po e mendon aspak Rangers.

“Pashë shortin që u hodh dhe që do të jetë Rangers në turin e parë eliminator, por të them të drejtën nuk po e mendoj fare. Unë personalisht po mendoj për ndeshjen e parë që kemi ndaj St Joseph’s dhe mendoj se është një skuadër ndaj së cilës mund të bëjmë mirë”.

“Ishte një short i mirë për ne dhe jemi të gatshëm të përballemi me to”.

“Kam nisur të mendoj edhe për skuadrën dhe kemi bërë disa transferime që na ndihmojnë jo vetëm për Ligën e Evropës por edhe për ecurinë e kampionatit dhe për të synuar të arrijmë sa më lart”.

“Rangersin nuk e mendoj pasi edhe diferencat dihen tashmë”, deklaroi Josa për “VipSport.al”. Josa dhe Prishtina po qëndrojnë në Banjën e Pejës për fazën përgatitore.