Mirel Josa i është gëzuar fitores së Prshtinës ndaj Llapit.
Trajneri i skuadrës nga kryeqyteti ka thënë se ata e merituan fitoren e mundimshme ndaj llapjanëve.
“Ne treguam një durim të madh në lojë, me pasime të sakta, gjersa treguam një lojë më të mirë se Llapi”, ka deklaruar Josa pas ndeshjes.
“Goli në minutat e fundit erdhi si shkak i durimit tonë dhe që ishim më kërkues në sulm. Llapi u tregua i rrezikshëm në disa momente, por që ne ishim më efikas”.
“Jemi të fokusuar në dy ndeshjet e fundit, gjersa nuk e di nëse do të bëj ndonjë ndryshim taktik për ndeshjet e radhës”, ka thënë më tej trajneri i Prishtinës. /Telegrafi/