Telegrafi

“Mirë se vjen në garë Joe gjumashi!”: Trump reagon ndaj kandidaturës së Joe Biden

Pak orë pasi Joe Biden zyrtarizoi kandidaturën për president të SHBA-së në vitin 2020, ka ardhur reagimi i parë i Shefit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

“Mirë se vjen në garë Joe gjumashi! Veç shpresoj që të keni zgjuarsinë, për çka dyshoj shumë, që të zhvilloni, një fushatë primare të suksesshme. Do të jetë e pisët, do të përballesh me njerëz që me të vërtetë kanë disa ide shumë të sëmura dhe të neveritshme. Por nëse ia dilni, do të shihemi në startin e garës!”, shkroi Trump.

“Ne jemi në këtë betejë për shpirtin e këtij kombi”, ka thënë Biden përmes një video-mesazhi votuesve amerikanë.

Lexo po ashtu Joe Biden zyrtarizon kandidaturën për president të SHBA-së në zgjedhjet 2020 (Video)

Kujtojmë që Biden ishte zv.president në administratën Obama, dhe e mbajti këtë detyrë nga viti 2009 deri në vitin 2017.

Nëse do të fitonte zgjedhjet, 76-vjeçari Biden do të bëhej presidenti më i vjetër i zgjedhur në historinë e SHBA-ve.

Megjithatë, në shumë prej sondazheve brenda demokratëve udhëheq senatori Bërni Sanders, një politikan që zotohet për politika më të majta dhe jo neoliberale, përkundër rivalëve të tij në Partinë Demokratike.