Telegrafi

Mirë se vjen bebe – Ministria e Shëndetësisë me projekt të ri

Ministria e shëndetësisë nesër do të bëjë promovimin e iniciativës së re- Mirë se vjen bebe.

Shërbimi i ri do të jetë i mundshëm vetëm në Shkup ndërsa nga shtatori pritet të aplikohet në mbarë vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë për atë se çka është Mirë se vjen bebe thuhet: ‘Mirë se vjen bebe është një nga risitë e para në sistemin Termini Im, të cilit në vazhdimësi do ti bëhen shtesa të reja me qëllim të lehtësimit dhe shpejtimit të proceseve ekzistuese dhe me këtë të lehtësohet komunikimi ndërmjet mjekëve dhe pacientëve. Shpresojmë që kjo risi t’ju mundësojë prindërve rinj të kalojnë kohë me të posalindurit e jo nëpër sportele’./Telegrafi/