Mirë se erdhët në të ardhmen. Kështu mund të cilësohet infrastruktura e Katarit për mbajtjen e Kampionatit Botëror të vitit 2022.
Kur këtij vendi iu dha e drejta për ta organizuar këtë garë u bë shumë zhurmë.
Akuza ndaj organizatorëve për ryshfet apo për keqtrajtim të punëtorëve të angazhuar për ndërtimin e infrastrukturës ishin disa nga lajmet që qarkullonin për Katarin.
Vendi arab është duke nderuar një rrjet modern të stadiumeve, që syri i njeriut ende nuk ka parë diçka të tillë.
Fotot e mëposhtme tregojnë se investimet në infrastrukturë për këtë garë janë marramendëse.
Është bërë shumë zhurmë edhe për temperaturat e larta, por as kjo nuk do të jetë problem, pasi stadiumet moderne do ta kenë temperaturën e duhur.
Katari pas pesë vitesh do të jetë gati që ta organizojë botërorin dhe ta mahnitë botën. /Telegrafi/