Site icon Telegrafi

“Më i mirë se Haaland” – tifozët e Chelseat e mbushin me lëvdata Armando Brojën në momentin që rinovoi kontratën

Armando Broja ka vazhduar kontratën me Chelsean deri në vitin 2026.

Sulmuesi shqiptar impresionoi me formën e tij në huazim te Vitesse, duke bërë që The Blues ta blindonin me marrëveshje të re.

Klubi londineze njoftoi zyrtarisht se Broja do të jetë pjesë e tyre edhe për pesë vite, derisa kjo gjë ka gëzuar tifozët e skuadrës.

Lexo po ashtu Zyrtare: Armando Broja rinovon me Chelsean

“Më i mirë se Haaland” – ishin komentet e disa prej komentuesve të Chelseat, që presin shumë nga Broja.

Shumë përkrahës të bluve po presin transferimin e Erling Haalandit nga Borussia Dortmundi, mirëpo ende nuk ka marrëveshje mes të dy klubeve.

Skuadra gjermane kërkon 170 milionë euro, mirëpo Chelsea nuk paguan më shumë se 150 milionë. /Telegrafi/

Exit mobile version