“Mirë se erdhe në shtëpi”, i tha presidenti Joe Biden pasardhësit të tij, presidentit të zgjedhur, Donald Trump, teksa e përshëndeti atë në Portikun Verior të Shtëpisë së Bardhë.
Kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë përbën një zhgënjim për Bidenin, i cili dikur e shihte veten si personin që parandalonte rikthimin e rivalit në pushtet
Ai përgënjeshtroi çdo ndjenjë të lënduar ndërsa shtrëngoi dorën me Trumpin të hënën, duke e mirëpritur atë për çajin dhe kafen tradicionale përpara betimit.
Biden y pyet për ndonjë koment, ai tha vetëm “Gëzim”, shkruan cnn.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të njohur me planifikimin thonë se nuk ka pasur kurrë ndonjë debat nëse presidenti në largim do të merrte pjesë në hapat ceremonialë, pavarësisht nga fakti se katër vjet më parë, Trump nuk i dha të njëjtat mirësjellje ndaj Bidenit.
Siç tha një zyrtar, ishte “shumë e rëndësishme për të që të nderonte traditat, ta bënte këtë sipas librit dhe siç e ka përcaktuar tradita”. /Telegrafi/