Mesfushori francez, Abou Diaby, i cili aktualisht luan tek Marseille, ka deklaruar se vendimi për tu larguar nga skuadra londineze Arsenal ishte më se i duhur, pasi me të i dha edhe fund lëndimeve që e kishin përcjellë një kohë të gjatë.
Diaby kishte pësuar hiç më pak se 42 lëndime gjatë nëntë viteve qëndrimi tek topçinjtë, derisa më shumë kishte qëndruar në infermieri se brenda fushave të lojës.
“I kalova nëntë vite Angli dhe rikthimi im në kampionatin francez ishte vendim i duhur. Stafi i Arsenalit dhe Marseilles dallon shumë, prandaj unë kam më pak lëndime”, theksoi 29 vjeçari.
Francezi u transferua tek Marseille gjatë afatit kalimtar veror, derisa ka filluar të luajë pas një kohë të gjatë.
Arsenali edhe këtë vit ka mbetur prapa në luftën për titull shkaku i lëndimeve të shumta në skuadër. /Telegrafi/