Site icon Telegrafi

“Më mirë për Tetovën”: Sheshi i qytetit është ndër më të shëmtuarit në rajon

Iniciativa “Më mirë për Tetovën” të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë vazhduar me aktivitetet e tyre për të kërkuar votat e qytetarëve për këshilltarë komunal.

Sot ata në konferencë për shtyp thanë se sheshi i Tetovës është ndër më të shëmtuarit në rajon dhe se rinia e qytetit nuk ka asnjë ambient publike, përveç kafeneve.

“Rinia e Tetovës sot nuk ka asnjë ambient publik përveç kafeterive. Sheshi i qytetit është ndër më të shëmtuarit në rajon dhe më gjerë. Hapësirat publike për aktivitete të ndryshme rekreative, kulturore dhe zbavitëse këtij qyteti shumë i mungojnë. Vitet e fundit ngjyra gri e qytetit është bërë e mërzitshme për të gjithë ne”.

“Ne duhet t’ja kthejmë jetën dhe ngjyrat qytetit. Me këshillat nga ekspertët e urbanizmit, dizajnit dhe artit do të ofrojmë ide dhe projekte konkrete për të gjitha pikat në qytet. Një energji e re mund ta bejë Tetovën më të mirë për të gjithë ne. Me përkrahje bëhet”, thanë “Më mirë për Tetovën”.

Ndryshe, në zgjedhjet lokale kjo iniciativë do të merr pjesë vetëm për këshilltarë komunal, ndërsa i pari në listë është Hamdi Sulemani./Telegrafi/

 

Exit mobile version