Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” kanë dalë me reagim, në lidhje me hapësirat e gjelbra publike. Ata thonë se edhe gjatë kohës së zgjedhjeve nuk ka ndaluar shkatërrimi i gjelbrimeve.
“Rrugët e Tetovës mbetën pothuajse pa gjelbërim viteve të fundit. Rruga e vetme me hapësira të gjelbra në qytetin tonë mbeti vetëm rruga Boris Kidriç, që ju çon deri tek stacioni i trenit. Por, edhe këto hapësira të gjelbra u shkatërruan, u uzurpuan dhe u betonuan nga mafia urbane. Deri më sot kemi alarmuar me dhjetëra herë për këtë vjedhje që po i bëhet pronës tonë publike, por Komuna e Tetovës jo që nuk ndërmori asgjë për ta parandaluar këtë fenomen destruktiv, por ajo i mbylli sytë për të sakrifikuar gjelbrimin për interesa grupore”.
“Duke mos reaguar as prokuroria dhe organet tjera kompetente, u apelojmë qytetarëve këtë sjellje të papërgjegjshme ta dënojnë me mjetin më të fortë që kanë në dorë – VOTËN”, thonë nga Iniciatiava.
Ndryshe, “Më mirë për Tetovën” ishin pjesë e zgjedhjeve lokale duke garuar me këshilltarë për Komunën e Tetovës, ndërsa dy prej tyre do të jenë pjesë e këshillit të ardhshëm në Komunën e Tetovës./Telegrafi/