Profesori nga Vushtrria, Lulcim Paci, është bërë njëri ndër personazhet më të kërkuar e më të komentuar në rrjete sociale gjatë ditës së sotme (e hënë).
Kjo për faktin se u bë viral me disa vallëzime në TikTok, për të cilat mori ofendime e kritika të shumta jo vetëm nga ndjekësit.
Sidoqoftë, një pjesë tjetër e mirëpriti këtë duke treguar përkrahjen në forma të ndryshme, madje edhe me një sfidë të quajtur, ‘ProfaChallenge’.
Reagimet nuk munguan as nga fytyrat publike, të cilët u befasuan nga shkrimet që kanë parë dhe rreth asaj që u tha për profesorin.
Krahas Labinot Tahirit, Adriana Matoshit e Gjikos, mendimet e tyre lidhur me rastin i shprehën edhe Gold AG, Yllka Kuqi, Adelina Ismaili, Engjëllusha Salihu e Ermal Fejzullahu.
Më poshtë ua sjellim postimet e tyre të plota: