Site icon Telegrafi

Fero: Më mirë në burg se në spital

Hip hop ylli i ri, Fero, raportohet se është hakmarrë për sulmin fizik ndaj tij.

Reperi i On Records i shoqëruar nga menaxheri i tij besohet të jetë hakmarrë ndaj sulmuesve që e zunë në pritë në një qendër tregtare në Prishtinë.

Fero dhe menaxheri i tij u shoqëruan në stacionin policor, ku reperit i është shqiptuar paraburgimi.

Prej stacionit policor, Fero është lajmëruar duke konfirmuar hakmarrjen.

Ai shihet teksa thotë se më mirë është të qëndrojë në burg se sa në spital.

“Më mirë në burg se sa në spital”, thotë Fero në videon e publikuar në YouTube.

https://www.youtube.com/watch?v=lUrPtNyDyEE

Këto komente i ka bërë pas një konflikti fizik me një grup reperësh nga Prishtina.

Fero u bë sensacion pas një varg të këngëve dhe videoklipeve kontraverse që rrëmbyen vëmendjen. /Telegrafi/

Exit mobile version