Telegrafi

Mirçeski: Investuesit e “Fshatit maqedonas” duhet të paguajnë 43.000 euro për prishjen e marrëveshjes (Video)

Drejtori i Zyrës për çështje të përgjithshme dhe punë të përbashkëta, ke, Pece Mirçeski, në një deklaratë për media tha se kishte një takim me përfaqësuesit e menaxhmentit të “Tineks” dhe “Kvins Hotel”, të cilët menaxhojnë me kompleksin “Fshati maqedonas”. Ata para tij e përsëritën qëndrimin se ata e prishin marrëveshjen në mënyrë të njëanshme për kompleksin, sepse punët kanë qenë kryesisht me humbje.

“Përfaqësuesit e menaxhmentit më njoftuan se janë në dijeni të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga marrëveshja, që nënkupton aktivizimin e garancisë për kryerjen e cilësisë së kontratës në shumë prej 2.690.409 denarë, domethënë rreth 43.000 euro dhe zgjidhjen e qirasë për 6 muajt e ardhshëm”, tha Mirçeski.

Ai theksoi se kompleksi “Fshati maqedonas” është një investim i Republikës së Maqedonisë, që është një projekt i miratuar nga qeveria e mëparshme me nënshkrimin e kryeministrit të Nikolla Gruevskit. Për më tepër, siç tha ai 6.5 milionë euro u ndanë nga paratë e qytetarëve për këtë investim me qëllim që kompleksi të funksionojë.

Zyra për punë të përgjithshme dhe punë të përbashkëta në seancën e ardhshme të Qeverisë do të njoftojë mbi procedurën e përgjithshme që del nga situata e sapokrijuar. Për më shumë, Qeveria do të vendos për veprime të mëtejshme./Telegrafi/