Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të rregullt të 143, vendosi të krijojë grupe punuese për përgatitjen e programit kombëtar për miratimin e të drejtës të Bashkimit Evropian dhe për përgatitjen e pozicioneve negociuese për negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në këtë takim u mor vendimi për krijimin e një sekretariati për strukturën e negociatave, si dhe një zyrë të kryenegociatorit teknik.
Në paketën e vendimeve për përgatitjen e programit kombëtar për miratimin e të drejtës të Bashkimit Evropian dhe për përgatitjen e pozicioneve negociuese për negociata, është miratuar edhe vendim për krijimin e një delegacioni shtetëror dhe një Komisioni për negociata në anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/