Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka miratuar vaksinimin me dozën e katërt kundër coronavirusit për disa kategori.
Bëhet fjalë për të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë), personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë) si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe.
Ministria e Shëndetësisë njofton se vendimi është marrë me rekomandim të Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19.
“Lejohet vaksinimi me dozën e katërt Rekomandimet e aprovuara janë mbështetur në organizatat kredibile ndërkombëtare të fushës së shëndetësisë”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Deri më tani, mosha më e madhe e lejuar për dozën e katërt ishte 60 vjeç. /Telegrafi/