Telegrafi

Miratohet shenjtërimi i Nënës Terezë

Sot, Papa Françesko formalisht ka miratuar shpalljen e shenjtërimit të Nënë Terezës, ceremoni që duhet të mbahet më 4 shtator të këtij viti, 19 vite pas vdekjes së saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë nuk dihet nëse kanonizimi do të mbahet në Kalkutë apo në Romë. Ndryshe, Nënë Tereza ka lindur si Agnesa Gonxhe Bojaxhiu në Shkup, kurse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Kalkutë, duke u ndihmuar të varfërve.

Në vitin 1979 fitoi çmimin Nobel për Paqe, kurse në vitin 2003, në Romë u shpall si e bekuar. Ajo vdiq më 5 shtator të vitit 1997, në moshën 87 vjeçare./Telegrafi/