Telegrafi

Miratohet sërish projektligji për luftimin e financimit të terrorizmit

Me 58 vota për, 7 abstenime dhe asnjë kundër Kuvendi i Kosovës ka miratuar për herë të dytë projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Naser Osmani tha se ka pasur vërejtje dhe shqetësime nga zyra e BE-së dhe EULEX-it, për përmbajtjen e këtij projektligji, për të cilin është thënë se nuk është në përputhje me direktivat e BE-së.

Rekomandimi i komisionit, sipas tij, është që projektligji të votohet kështu siç është në leximin e dytë dhe pasi që kjo të kalojë, Qeveria të fillojë që në bashkëpunim me ekspert të BE-së dhe EULEX-it të punojë që ky projektligj të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-së.

“Në zyrën e BE është thënë se projektligji nuk është në përputhje me direktivat e BE-së. Ka pasur vërejtje në dispozita konkrete, për komisionin kanë qenë e pamundur të rregullohen të gjitha këto çështje, duke kuptuar natyrën urgjente që ka ky ligj të votohet në lexim të dytë. I rekomandojmë Ministrisë së Financave të rishikoj ligjin në bashkëpunim me ekspertë përfshirë, ata t ë BE-së dhe EULEX-it, për të rishikuar në mënyrë që raporti i progresit për këtë çështje të mos jetë negativ. Qeveria duhet që pasi të kaloj të filloj amandamentimit dhe të jetë e përfunduar deri në tetor. Ndryshe, për këtë çështje do të marrin vlerësim negativ nga BE”, tha Osmani.