Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-rregulloren që i mundëson qytetarëve regjistrimin e veturave pa e paguar Tatimin në Pronë.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në mbledhjen e sotme të ekzekutivit tha se shfuqizimi i udhëzimit administrativ do të mundësojë regjistrimin më të lehtë dhe më shumtë të veturave.
“Kjo projekt-rregullore përcakton shërbimet komunale që pezullohen nga Komuna, duke adresuar një prej aspekteve problematike të administrimit të Tatimit në Pronë – mbledhjen e detyrimeve të papaguara të Tatimit në Pronë”, tha ai.
Po ashtu, Qeveria ka marr vendim që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë pensionistet për muajin nëntor. Ndërsa, për muajin nëntor e dhjetor dyfishohen pagesat e përfituesve të skemave sociale. /Telegrafi/