Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten kanë miratuar Projektligjin për buxhetin në shqyrtimin e parë me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
“Pro kanë votuar 61 deputetë. Kuvendi e miraton ndryshimin e Projektligjit për buxhetin 2017”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan Telegrafi.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmeti Isufi ka kërkuar që Projektligji për buxhetin 2017 të shqyrtohet me procedurë të shpejtë.
Propozimin e AAK-së për shmangie të procedurave e kanë kundërshtuar Vetëvendosje dhe LDK-ja, ndërkaq e kanë përkrahur partitë e koalicionit qeverisës me arsyetimin se rishikimi i buxhetit është vonuar dhe pa paga kanë mbetur tash e dy muaj veteranët e UÇK-së. /Telegrafi/