Telegrafi

Miratohet Raporti për punën e Këshillit të prokurorëve publik

Nga 166 parashtresa të cilat i ka proceduar gjatë viti të kaluar Këshilli i prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë, 72 kanë qenë për punën e prokurorëve publik, ndërsa në 94 është shprehur pakënaqësi nga puna e prokurorive publike. Në vitin  2015 një prokuror publik është shkarkuar për shkak të kryerjes së veprës penale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto të dhëna i tregon Raporti vjetor i Këshillit të PPRM për vitin 2015, i cili u miratua në seancën e pasdites të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Në vazhdimin e pasdites të seancës së 107, Kuvendit e miratoi edhe Raportin vjetor të Komisionit për letra me vlerë të RM për vitin 2015, si deh Raportet vjetore për punën e Komisionit rregullatorë për energjetikë, të Agjencisë për komunikime elektronike, Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale dhe të Agjencisë për posta për vitin 2015.

Vazhdimin e seancës 107, krye parlamentari Trajkovsi e paralajmëroi për nesër pasdite./Telegrafi/