Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin e Bankës Qendrore për vitin 2016. Për kanë votuar 67 deputetë, 10 kundër dhe një abstenim.
Para votimit deputetët kanë diskutuar duke dhënë vlerësimet e tyre në lidhje me raportin.
Me këtë rast deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku që është njëherësh edhe kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, th se në bazë të të dhënave të paraqitura në raport shihet se në vitin 2016 ekonomia e Kosovës u karakterizua me rritje të aktivitetit ekonomik kundrejt vitit paraprak.
Sipas vlerësimeve të BQK-së, norma reale e rritjes së bruto-produktit vendor ishte 3.4 për qind në vitin 2016.
E deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, tha se sipas vlerësimeve të BQK-së, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 4.1 për qind si shkak i rritjes së konsumit prej 3 për qind dhe rritjes së investimeve për 9.1 për qind.
Sipas raportit, aktivitetet kredi dhënëse të sektorit bankar kanë pasur ndikim në financimin e rritjes së aktivitetit të sektorit privat.
Rritja ekonomike gjatë vitit 2016 ishte edhe si rezultat i rritjes së vlerës së shtuar të aktivitetit në sektorin e bujqësisë, tregtisë dhe aktiviteteve financiare.
Deputeti Dardan Sejdiu nga Vetëvendosje, tha se i japin mbështetje këtij raporti, pasi në mënyrë të saktë paraqet sektorin që BQK rregullon. /kp/Telegrafi/