Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për pagesën e orë shtesë gjatë vitit 2021 për 766 zjarrfikës.
Në prezantimin e kësaj kërkesë Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se bëhet fjalë për 513 mijë e 872 euro.
“Ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve kemi pranuar kërkesën e MPB me arsyetimin për pagesën e orëve shtesë gjatë vitit 2021 për zjarrfikësit. Bëhet fjalë për 513 mijë e 872 euro. Për zbatimin e këtij vendimi përdoren mjete buxhetore në kategorinë e pagave dhe shtesave të organizatave buxhetore aty ky zjarrfikësit janë në listën e pagave”, tha Murati.
Ky propozim mori mbështetjen e plotë të kabinetit qeveritar. /Telegrafi/