Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot miratuan nevojën për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë.
Gjithsej votuan 109 deputet, “pro” marrëveshjes votuan 69 dhe 40 ishin “kundër” marrëveshjes me Greqinë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Votimi i propozim-ligjit u përcoll me brohoritje nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, të cilët që nga fillimi kanë qenë kundër marrëveshjes me Greqinë.
Ata thanë se me këtë marrëveshje shkelet Kushtetuta e Maqedonisë dhe se do të humbet identiteti i tyre./Telegrafi/