Site icon Telegrafi

Miratohet propozim-buxheti i komunës së Vinicës për vitin 2017

Këshilli i Komunës së Vinicës e ka miratuar sot propozim-buxhetin e kësaj komune për vitin 2017, që është projektuar në 272 milionë denarë, ndërkaq buxheti bazë është 112 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se për këtë buxhet, komuna do të hapë diskutim publik të mërkurën e javës së ardhshme. Nga pjesa tjetër e buxhetit, 53.232.000 denarë planifikohen të jenë të hyra, 14.500.000 denarë të jenë projekte kapitale./Telegrafi/

Exit mobile version