Site icon Telegrafi

Miratohet Ligji për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë dhe Ligji për Gjykatën Komerciale

Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë.

Përkrahje këtij projektligji i dhanë 75 deputetë, ndërsa deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk votuan.

Paraprakisht të zgjedhurit e popullit miratuan edhe katër amendamente përcjellëse të këtij projektligji.

Kuvendi sot po ashtu miratoi me 74 vota Projektligjin për Gjykatën Komerciale.

Paraprakisht, të zgjedhurit e popullit miratuan 32 amendamente përcjellëse të këtij projektligji.

Edhe për këtë projektligj vetëm deputetët e LDK-së nuk morën pjesë.

Exit mobile version