Telegrafi

Miratohet projektligji për rezervat shtetërore

“Besojmë se ky projektligj do ti kontribuojë rritjes së qëndrueshmërisë ekonomike të vendit. Rëndësia e këtij ligji po tregon peshë të mëdha”, tha Zharku. Sipas tij, rezervat shtetërore të mallrave bëhen për të ndërhyrë në mënyrë operative në raste të emergjencave apo gjendjes së luftës.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave(MEF), Ahmet Shala, tha se ky është një ligj shumë strategjik për të cilin thotë se është debatuar shumë gjatë. “Ne duhet që fondet për rezervat shtetërore ti planifikojmë në trajtime të rregullta buxhetore. Si i tillë ky sigurisht do të sjellë me vete reperkusione buxhetore”, tha ai.

Shala tha se ligji vetvetiu ka diku një implikim rreth 50 mijë euro në vit, që sipas tij është i përballueshëm. “Ne e mbështesim këtë duke e pasur parasysh elementet që u përmendën deri më tani”, tha ministri Shala. /Telegrafi/