Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar më 64 vota Projektligjin për promovimin e përdorimit të ripërtërishme të energjisë.
Në seancën plenare, deputetët nga mazhoranca miratuan edhe raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Kosovës, për vitin 2022.
Deputetët kanë hyrë në proces të votimit të fshehët për zgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, si dhe zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti serb.