Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 69 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim e kanë miratuar në shqyrtim të dytë Ligjin për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike.
Po ashtu, në shqyrtim të dytë miratimin e deputetëve e ka marrë edhe Projektligji për Punimet nga Metalet e Çmuara, ku për kanë votuar 66 deputetë, ndërsa nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Në këtë seancë ishte paraparë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektimet dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Produktet Biocide, por që në mungesë të ministrave për t’i paraqitur këto dy projektligji janë shtyre për seancën e radhës.
Në mungesë të kabinetit qeveritar nuk është trajtuar as raporti vjetor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020. /Telegrafi/