Kuvendi i Kosovës e ka miratuar më shumicë votash në shqyrtim të parë ndryshimin e Projektligjit për financimin e subjekteve politike.
Në votim kanë marr pjesë 64 deputetë, për kanë votuar 61 deputetë, një ishte kundër dhe dy abstenime.
Më herët, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe Ligjin e Pagave si dhe Projektligjin për detyrat dhe përgjegjësitë e Ekipit Dialogues.
Në rend të votimit është edhe Buxheti i Kosovës për vitin 2019 si dhe shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.