Telegrafi

Miratohet projekti për portin e ri të Vlorës, kushton 1.1 miliardë euro

Vlora është përmendur me qindra e mijëra herë si vendi më i përshtatshëm për portin më të madh të vendit, për shkak të thellësisë së ujërave. Por i takoi qeverisë sonë, që këtë ëndërr ta shndërrojmë në realitet.

Vlora do të ketë një nga portet më të mëdha të kontenierëve të Mesdheut. Porti do të jetë në zonën tek pylli i Sodës" u shpreh ai. Vlera në total e këtij projekti arrin në 1,180,454,292 euro, ku vetëm faza e para arrin në 533,208,277 euro. Sipas projektit, ndërtimi i fazës së parë do të kryhet brenda një afati kohor prej 30 muajsh.

Ndërkohë që faza totale e ndërtimit arrin në 48 muajsh. Projekti do të financohet tërësisht nga ofertuesi, pa nevojën e garancive dhe fondeve të shtetit. Qeveria shqiptare angazhohet të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës, në mënyrë që porti të ketë komunikim jo vetëm kombëtar por edhe rajonal.