Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot (e martë) në Hvar të Kroacisë, ku e ka miratuar procedurën për shortin e ardhshëm kualifikues të ‘Euro 2024’, i cili do të zhvillohet më 9 tetor në Frankfurt.
Procedura e shortit kualifikues mund të përmblidhet si më poshtë:
• Gjermania, skuadra nikoqire e ‘Euro 2024’, kualifikohet automatikisht për fazat finale dhe për këtë arsye nuk merr pjesë në shortin kualifikues.
• Të gjitha skuadrat ruse janë pezulluar aktualisht pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të 28 shkurtit 2022, i cili është konfirmuar më tej nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv më 15 korrik 2022. Prandaj Rusia nuk është përfshirë në shortin kualifikues të Kampionatit Evropian.
• Në shortin kualifikues marrin pjesë 53 Federata, të cilat do të ndahen në dhjetë grupe, shtatë grupe me pesë skuadra dhe tri grupe me nga gjashtë ekipe.
• Dhjetë fituesit e grupeve dhe dhjetë nënkampionët e grupeve kualifikohen për turneun final. Tri vendet e mbetura do të vendosen përmes barazhit që do të luhet në mars 2024.
• 53 skuadrat pjesëmarrëse janë vendosur sipas renditjes së përgjithshme të Ligës së Kombeve 2022/2023 dhe janë ndarë në shtatë vazo.
/Telegrafi/
🏆 🇩🇪 The qualifying system for #EURO2024 has been finalised. Hosts Germany qualify automatically, with 53 nations vying for the other 23 places.
🔟 group winners and 10 runners-up qualify for the finals.
3️⃣ spots decided by play-offs in March 2024.
Full info: ⬇️
— UEFA (@UEFA) September 20, 2022