Telegrafi

Miratohet plani i Obamas

Votimi u bë kryesisht në baza partiake, pasi demokratët e mbështetën planin ndërkaq republikanët e kundërshtuan atë.

Paketa 819 miliarde dollarëshe e miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve është pak më e vogël se ajo origjinale prej 825 miliardë dollarësh. Në paketë përfshihen qindra miliona dollarë shpenzime për një numër të madh programesh të brendshme, më tepër përfitime për papunësinë dhe rreth 275 miliardë dollarë për shkurtime taksash.

Në një deklaratë përgëzimi me rastin e miratimit të paketës së stimujve për ekonominë, Presidenti Obama tha se shpreson t’i vazhdojë përpjekjet me ligjvënësit për përmirësimin më tej të planit ekonomik, para se ai të shkojë tek ai për firmë.

Shumica demokrate do që t’ja çojë Presidentit paketën e stimujve për ta nënshkruar në ligj, deri në mesin e muajit të ardhshëm, kur Kongresi të ketë pushimin e ardhshëm.