Site icon Telegrafi

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në Klinikën e Onkologjisë

Rashela Mizrahi nga grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së do të kryesojë Komisionin Hetimor për skandalin në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, sipas vendimit të Komisionit parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, i cili përcaktoi përbërjen e komisionit.

Sipas vendimit, anëtarë të Komisionit do të jenë Antonijo Milloshoski, Gordana Siljanovska-Davkova, Ivanka Vasilevska, Ljupço Prenxhov dhe Petar Risteski nga OBRM-PDUKM dhe nga koalicioni, Daniela Markoska, Nenad Kociq, Martin Kostovski dhe Marija Georgievska nga LSDM dhe koalicioni, Arben Ziberi dhe Bedri Fazli nga BDI dhe Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët.

Vendimi për Komisionin anketues është marrë më 20 shtator, me propozim të OBRM-PDUKM-së, pas akuzave publike për abuzim me ilaçet në Klinikën e Onkologjisë. Prokuroria Publike në fillim të muajit ka hapur procedurë parahetimore. Akuzat për abuzim me medikamentet në klinikë shkaktuan reagime publike dhe një sërë protestash.

Exit mobile version