Telegrafi

Miratohet për përdorim Viagra për femra

Megjithatë, ekspertët ngritën shqetësimin e efekteve anësore të ilaçit, që përfshin lodhje, presion të ulët të gjakut dhe gjendje të fikti.

Flibanserina, një medikament i prodhuar nga Sprout Pharmaceuticals, është diskutuar në takimin e fundit të FDA-së duke miratuar pilulën për përdorim. Studimi mbi pilulën ka përfshirë 11,000 gra.

Më parë, Sprout kishte nisur një fushatë për të mbështetur miratimin e këtij medikamenti, duke theksuar se “nga FDA janë miratuar 26 medikamente për të trajtuar mosfunksionimet seksuale te meshkujt dhe asnjë të tillë mbi ankesat seksuale të femrave”.

Ilaçi në thelb është një antidepresant që ndihmon femrat që të rifitojnë nxitje seksuale duke ngritur nivelin e elementeve të caktuara kimike para menopauzës. Kritikët kanë thënë se ka efekt të kufizuar. 

Femrat që e përdorin këtë ilaç duhet ta marrin atë për disa javë, në mënyrë që t’i shohin përfitimet, por edhe efektet e mundshme negative dytësore. /Telegrafi/