Site icon Telegrafi

Miratohet Nisma për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare Trepalëshe ndërmjet BE-së, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Kosovës ka miratuar Nismën për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare Trepalëshe ndërmjet Bashkimit Europian, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2018, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar për IPA ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Me vendim të Qeverisë janë ndarë mjete financiare për implementimin e projektit Kompakt të Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, transmeton Telegrafi.

Po ashtu kabineti qeveritar ka miratuar edhe Koncept Dokumentin për Fushën e Konkurrencës, i cili ka për qëllim përmirësimin e kornizës ligjore për konkurrencë dhe funksionim të lirë të tregut, që synon arritjen e përputhshmërisë më të lartë me standardet dhe praktikat e Bashkimit Europian, si dhe ka aprovuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Qendrën Rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjat, me seli në Shkup, për vitin 2019.

Kabineti qeveritar u njoftua edhe për Raportin mbi Zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit gjatë periudhës janar-mars 2019./Telegrafi/

Exit mobile version